Kryetari i zgjedhur i Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, ka reaguar shkurt pas tensioneve dhe ndërprerjes së procesit të numërimit të votave në Qendrën Komunale të Numërimit. Në një postim në Facebook, ai ka shkruar:
“Prap hibrida aaa”.
Reagimi i Pecit vjen pas raportimeve për mospërputhje të numrave serikë në disa fletëvotime, çka bëri që procesi të ndërpritej dhe Prokuroria të ndërhynte në vendngjarje.
Ndërkohë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka sqaruar se bëhet fjalë për një gabim teknik gjatë shtypjes së fletëvotimeve dhe se një situatë e njëjtë është evidentuar edhe në Gjakovë.
Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, gabimi lidhet me kodin e vendvotimit, por elementet e tjera të sigurisë së fletëvotimeve mbeten të paprekura dhe, siç pretendohet, procesi nuk është cenuar.
Hetimet po vazhdojnë, ndërsa situata në Mitrovicë mbetet e ndjeshme.

