Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Dëshmia e Hill në Hagë ngre pyetje për rolin amerikan dhe figurën e Rugovës

Qendra Info by Qendra Info
11/11/2025
in Lajme
0
Dëshmia e Hill në Hagë ngre pyetje për rolin amerikan dhe figurën e Rugovës
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjatë luftës në Kosovë, diplomati Christopher Hill, ka përfunduar pjesën e parë të dëshmisë së tij para Gjykatës Speciale në Hagë, në procesin kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Hill, i cili sot iu përgjigj kryesisht pyetjeve të Prokurorisë, do të rikthehet në sallën e gjyqit të mërkurën në orën 09:00, për t’u përgjigjur edhe në pyetjet e gjykatësve dhe ndoshta disa pyetjeve plotësuese nga palët.

“Do ta mbyllim për sot. Do të rifillojmë nesër në orën 09:00. Jeni afër fundit. Nesër paradite do të jenë pyetjet e gjykatësve. Mbase do të ketë ndonjë pyetje plotësuese prej palëve, por jemi drejt fundit,”
deklaroi kryetari i trupit gjykues, Charles Smith, në mbyllje të seancës.

Gjatë dëshmisë, Hill u pyet nga një prokuror nëse presidenti i ndjerë Ibrahim Rugova i kishte folur ndonjëherë për kërcënime, sulme apo krime të kryera nga anëtarë të UÇK-së. Diplomati amerikan e mohoi prerazi një gjë të tillë.

“Jo, nuk më kujtohet asnjë gjë që të më ketë thënë Rugova lidhur me këtë,”
tha Hill, duke shtuar se në atë kohë kishte “persona të tjerë në Prishtinë që shprehnin shqetësime për sigurinë e Rugovës”.

Ai u pyet gjithashtu për një rast të supozuar kërcënimi ndaj një historiani në selinë e UÇK-së në Jabllanicë, pas kritikave ndaj organizatës, por Hill tha shkurt:

“Nuk më kujtohet. Më vjen keq.”

Related

Previous Post

“Bastisje brenda qelisë së Thaçit!” Specialja hyn në kompjuterët dhe printuesit e ish-Presidentit

Next Post

Gjermania përballet me krizë të punësimit të pjesshëm – CDU kërkon ndryshim sistemi

Next Post
Gjermania rrit pagën minimale: deri në 14.60 euro për orë

Gjermania përballet me krizë të punësimit të pjesshëm – CDU kërkon ndryshim sistemi

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.