Një takim historik do të zhvillohet nesër në Romë, ku për herë të parë do të mbahet mbledhja e përbashkët mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane.
Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga dhjetë ministra të kabinetit, do të takohet me Kryeministren italiane Giorgia Meloni në një takim që synon thellimin e bashkëpunimit strategjik mes dy vendeve.
Sipas burimeve zyrtare, në orën 11:40 do të zhvillohet takimi Rama–Meloni, ndërsa në 12:30 do të nisë mbledhja e përbashkët me pjesëmarrjen e delegacioneve të të dyja qeverive.
Rreth orës 14:00 pritet të nënshkruhen disa marrëveshje dhe memorandume bashkëpunimi në fusha kyçe si:
-
Mbrojtja dhe siguria
-
Energjia dhe infrastruktura
-
Migracioni dhe mbrojtja civile
-
Shëndetësia, mjedisi dhe zhvillimi ekonomik
Burime për Report TV bëjnë të ditur se të paktën pesë ministri shqiptare do të firmosin marrëveshje konkrete me palën italiane:
-
Ministria e Brendshme
-
Ministria e Mbrojtjes
-
Ministria e Shëndetësisë
-
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme (marrëveshje për cybersecurity)
-
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë (marrëveshje financimi për rrjetin elektrik të veriut)
Delegacioni shqiptar përbëhet nga:
Belinda Balluku, Elisa Spiropali, Besfort Lamallari, Albana Koçiu, Pirro Vengu, Evis Sala, Delina Ibrahimaj, Blendi Gonxhja, Sofjan Jaupaj dhe Adea Pirdeni.
Kjo mbledhje shënon niveli më të lartë të bashkëpunimit dypalësh mes Shqipërisë dhe Italisë, dhe është herën e parë që Italia zhvillon një mbledhje të përbashkët qeveritare me një shtet jashtë Bashkimit Evropian.

