Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Trump shpërthen ndaj BBC-së: “Do t’i padis për 1 miliard dollarë, mashtruan publikun!”

Qendra Info by Qendra Info
12/11/2025
in Lajme
0
Trump i kërkon Izraelit të ndalojë bombardimet në Gaza, Hamasi pranon pjesërisht planin e paqes
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar një padi gjigante kundër BBC-së, duke akuzuar median britanike se “mashtroi publikun” përmes redaktimit të një pjese të fjalimit të tij të 6 janarit 2021 në një dokumentar të fundit.

Në një intervistë për Fox News, Trump deklaroi se fjalimi i tij ishte “masakruar” dhe se mënyra si u paraqit “e shtrembëroi plotësisht realitetin”. Ai tha se ndien një “detyrim” për të vepruar ligjërisht ndaj BBC-së, duke përmendur një padi të mundshme prej 1 miliard dollarësh, nëse kompania nuk tërheq materialin, nuk kërkon falje dhe nuk e dëmshpërblen.

Kryetari i BBC-së, Samir Shah, kishte kërkuar më herët falje publike, duke pranuar një “gabim në gjykim” për mënyrën e montimit të videos.

“Ishte një fjalim qetësues, jo nxitës. Ata e bënë të dukej si diçka radikale — kjo është e pabesueshme,” shtoi Trump.

Ky zhvillim pritet të hapë një betejë të re ligjore mes ish-presidentit amerikan dhe një prej mediave më të njohura botërore.

Related

Previous Post

Rama në Romë me 10 ministra – Shqipëria dhe Italia zhvillojnë mbledhjen e parë të përbashkët qeveritare: Marrëveshje në mbrojtje, energji dhe shëndetësi

Next Post

Shembet ura e hidrocentralit në Kinën jugperëndimore

Next Post
Shembet ura e hidrocentralit në Kinën jugperëndimore

Shembet ura e hidrocentralit në Kinën jugperëndimore

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.