Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka konfirmuar se sot do të ekzekutohen pensionet e përmirësuara, duke theksuar se Qeveria Kurti ka realizuar rritjen më të madhe të pensioneve ndonjëherë në vend.
Murati ka bërë të ditur se Pensioni Bazik, i cili në fillim të mandatit ishte 90 euro muaj, nga sot paguhet me 150 euro. “Pra, 60 euro rritje brenda mandatit, apo 67%”, tha ai.
Rritje të njëjtë janë bërë edhe për pensionet e personave me aftësi të kufizuara, të cilat kanë kaluar nga 75 euro në 150 euro – një rritje prej 100%.
Sipas ministrit, janë rritur edhe mbështetjet për familjet që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara, si dhe pensionet invalidore dhe ato familjare.
“Qeveria për pensionistët”, përfundoi Murati në njoftimin e tij.

