Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Pep Guardiola: Dueli Kataloni-Palestinë më shumë sesa një ndeshje futbolli

Enesa Veseli by Enesa Veseli
14/11/2025
in Lajme
0
Pep Guardiola: Dueli Kataloni-Palestinë më shumë sesa një ndeshje futbolli
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Trajneri i skuadrës angleze të futbollit Manchester City, Pep Guardiola u bëri thirrje tifozëve të tregojnë mbështetje për ndeshjen e së martës së ardhshme në Barcelonë mes ekipeve kombëtare të Katalonisë dhe Palestinës, duke e cilësuar përballjen si më shumë sesa një ndeshje, por edhe si një simbol, transmeton Anadolu.

Në një video të postuar të enjten në Instagram, Guardiola e quajti Barcelonën, kryeqytetin e rajonit autonom të Katalonisë, qytet të paqes dhe theksoi rëndësinë simbolike të ndeshjes miqësore.

Ai tha se kjo përballje përfaqëson një thirrje kolektive për solidaritet dhe shërben si homazh për më shumë se 400 sportistë palestinezë të vrarë në Gaza që nga tetori i vitit 2023. “Barcelona, qytet i paqes, pret të martën (18 nëntor) ndeshjen mes kombëtares së Katalonisë dhe kombëtares së Palestinës në stadiumin olimpik”, shkroi Guardiola, ish-futbollist i lindur në Kataloni.

“Është shumë më tepër se një ndeshje. Është një thirrje për solidaritet, në nderim të më shumë se 400 sportistëve palestinezë që janë vrarë në Gaza. Le ta mbushim stadiumin!”, ka thënë ai.

Ndeshja, e organizuar me synimin për të promovuar unitetin dhe për të rritur ndërgjegjësimin për situatën humanitare në Gaza, pritet të tërheqë mijëra tifozë. Zyrtarë dhe organizata sportive theksuan rëndësinë e përdorimit të sportit si platformë për të avokuar për paqen dhe dinjitetin njerëzor.

Në maj të vitit të kaluar, në një veprim historik, Spanja e njohu shtetin e Palestinës njëkohësisht me Irlandën dhe Norvegjinë, duke hapur rrugën që vendet e tjera perëndimore të ndjekin këtë shembull. Sipas Komitetit Olimpik Palestinez dhe Federatës Palestinase të Futbollit, rreth 400 sportistë janë vrarë midis 7 tetorit 2023 dhe korrikut të këtij viti, përfshirë 245 futbollistë, ndër ta 69 fëmijë dhe 176 të rinj.

Në muajt që kanë pasuar, numri i viktimave me shumë gjasë është rritur edhe më tej. Që nga tetori 2023, lufta e Izraelit në Gaza ka vrarë mbi 69 mijë palestinezë dhe ka plagosur mbi 170 mijë të tjerë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza.

Related

Previous Post

Iu vranë dy binjakë gjatë luftës, nëna Mihrije padit Bashën për deklaratat e tij mbi krimet e Millosheviqit

Next Post

A kishte Ridvan Muharremi certifikatë sigurie, Hajdari: Të gjithë që u përfshinë në procese të klasifikuara kaluan nëpër procedura

Next Post
A kishte Ridvan Muharremi certifikatë sigurie, Hajdari: Të gjithë që u përfshinë në procese të klasifikuara kaluan nëpër procedura

A kishte Ridvan Muharremi certifikatë sigurie, Hajdari: Të gjithë që u përfshinë në procese të klasifikuara kaluan nëpër procedura

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.