Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Trump kalon në kundërsulm: kërkon hetim për lidhjet mes Jeffrey Epstein dhe Bill Clinton

Qendra Info by Qendra Info
15/11/2025
in Lajme
0
Trump i kërkon Izraelit të ndalojë bombardimet në Gaza, Hamasi pranon pjesërisht planin e paqes
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti amerikan Donald Trump ka kaluar në kundërsulm pas disa ditësh heshtjeje, duke kërkuar nga Departamenti i Drejtësisë dhe FBI-ja që të nisin hetime mbi marrëdhëniet mes ish-presidentit Bill Clinton dhe financierit të ndjerë Jeffrey Epstein, i cili u gjet i vdekur në qelinë e tij në vitin 2019.

Në një postim në rrjetin e tij social Truth Social, Trump akuzoi opozitën demokrate se po “përdor mashtrimin e Epstein” për të zhvendosur vëmendjen nga “fatkeqësitë e tyre politike”, duke e krahasuar situatën me “mashtrimin Rusia, Rusia, Rusia” të viteve të kaluara.
“Do t’i kërkoj Prokurores së Përgjithshme Pam Bondi që Departamenti i Drejtësisë, bashkë me patriotët e mëdhenj të FBI-së, të hetojë marrëdhëniet e Bill Clintonit, Larry Summers, Reid Hoffman, JP Morgan Chase dhe shumë të tjerëve me Epsteinin, për të kuptuar se çfarë ka ndodhur mes tyre,” tha Trump.

Hetimet, sipas tij, duhet të fokusohen te figurat që kanë qenë të lidhura me Epsteinin përmes kontakteve politike, financiare dhe sociale. Trump theksoi se “Epstein ishte demokrat” dhe se kjo “është një çështje e demokratëve, jo e republikanëve”, duke shtuar: “Mos e humbni kohën me mua. Unë kam një vend për të drejtuar.”

Kërkesa e Trump-it vjen ndërkohë që mijëra email-e dhe mesazhe të Epsteinit janë bërë publike nga Kongresi amerikan, ku emri i Trumpit shfaqet në disa prej tyre. Në një prej këtyre mesazheve, Epstein pretendon se Trump “dinte për vajzat” – duke iu referuar vajzave të mitura të përfshira në rrjetin e trafikimit seksual – por kishte kërkuar nga Ghislaine Maxwell, bashkëpunëtorja e tij e dënuar, “t’i ndalonte ato”.

Versioni i Trump-it, sipas të cilit ai kishte ndërprerë çdo kontakt me Epsteinin që në vitin 2004, po sfidohet gjithnjë e më shumë. Dokumente të reja tregojnë se në vitin 2017, Epstein kishte planifikuar ta kalonte Ditën e Falënderimeve me Trumpin, ndërsa mesazhe nga viti 2018 tregojnë komunikime të drejtpërdrejta mes Epstein dhe Steve Bannon, ish-strategut të Shtëpisë së Bardhë.

Në një nga këto biseda, Bannon i kishte dërguar Epstein-it një mesazh pas një interviste televizive në MSNBC, dhe Epstein iu përgjigj me shaka të errëta për “pamjen e tij të zakonshme të Hitlerit”, përpara se t’i jepte këshilla se si të sillej para kamerës. Bannon më pas i kishte premtuar ta vizitonte në Nju Jork, duke pyetur nëse kishte “hyrje të pasme” në shtëpi – një detaj që po ngjall pikëpyetje për lidhjet e tyre të vërteta.

Ndërsa Trump mohon çdo përfshirje dhe e cilëson çështjen si “një komplot politik të demokratëve”, analistët në Washington thonë se publikimi i dokumenteve të plota mbi dosjen Epstein po bëhet një çështje e ndjeshme për Shtëpinë e Bardhë.
Gazetarët, sipas raportimeve të La Repubblica, hezitojnë ta pyesin Presidentin drejtpërdrejt për këtë temë, ndërsa ai vetë nuk ka dhënë asnjë sqarim publik të detajuar mbi përfshirjen e tij në komunikimet e reja të zbuluara.

Related

Previous Post

E shtunë me diell në Kosovë, mëngjes me ngrica e mjegull – temperaturat deri në 17°C

Next Post

Rusia pretendon rrethim total të forcave ukrainase në Dimitrov – Koreja e Veriut përgjysmon furnizimet me municione për Moskën

Next Post
Rusia godet termocentralin në Kharkiv me 18 dronë, qyteti mbetet pa energji

Rusia pretendon rrethim total të forcave ukrainase në Dimitrov – Koreja e Veriut përgjysmon furnizimet me municione për Moskën

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.