Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” – Fakulteti i Arteve, Dega e Arteve Muzikore, është sot skena e një eventi të veçantë kulturor. Artistë mysafirë nga Italia zhvillojnë një Master Class Ndërkombëtar si pjesë e edicionit të dytë të Okarina Fest 2025.
Studentët dhe adhuruesit e muzikës kanë mundësinë të njohin nga afër stilin dhe eksperiencën unike të muzikantëve italianë, duke përjetuar një mëngjes të pasur me inspirim dhe profesionalizëm.
Ky aktivitet synon të ofrojë njohuri të thella mbi teknikat muzikore dhe të promovojë shkëmbimin kulturor mes artistëve ndërkombëtarë dhe të rinjve shqiptarë. Okarina Fest vazhdon të konsolidohet si një platformë e rëndësishme për edukimin dhe promovimin e muzikës klasike dhe instrumentale në Kosovë.

