Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

KQZ certifikon rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 12 tetorit – Istogu mbetet pezull, kundërshtime nga VV

Qendra Info by Qendra Info
21/11/2025
in Lajme
0
KQZ mblidhet sot për të diskutuar pagesat e stafit zgjedhor dhe çështje të tjera paszgjedhore
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve lokale për Kuvendet Komunale, të mbajtura më 12 tetor. Mbledhja u zhvillua nga ora 15:00, ku kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, prezantoi për secilën komunë numrin e ulëseve të fituara nga partitë garuese.

Gjatë njoftimit u bë e ditur se rezultatet përfundimtare për komunën e Istogut nuk mund të certifikohen sot, për shkak të procedurave që ende nuk janë finalizuar.

Kundërshtime nga anëtarët e VV-së

Certifikimi nuk ishte unanim.
Anëtari i VV-së në KQZ, Sami Kurteshi, votoi kundër, duke deklaruar hapur se nuk do të mbështesë certifikimin në komunat ku ka fituar Lista Serbe.

Të njëjtin qëndrim e mbajti edhe anëtari tjetër i VV-së, Alban Krasniqi, i cili po ashtu kundërshtoi votimin e rezultateve në komunat e udhëhequra nga Lista Serbe.

Megjithë kundërshtimet, shumica e anëtarëve miratuan certifikimin për pjesën më të madhe të komunave, duke përmbyllur fazën përfundimtare të procesit zgjedhor për Kuvendet Komunale.

Related

Previous Post

Prishtina kërkon buxhetin e dhjetorit me përparësi – Murati e aprovon, por paralajmëron: “Në dhjetor s’do të ketë asnjë cent”

Next Post

Sulme të reja ruse në Ukrainë: 5 të vrarë në Zaporizhzhia, 5 të plagosur në Odesa – civilët përballen me dimrin pa energji

Next Post
Sulme të reja ruse në Ukrainë: 5 të vrarë në Zaporizhzhia, 5 të plagosur në Odesa – civilët përballen me dimrin pa energji

Sulme të reja ruse në Ukrainë: 5 të vrarë në Zaporizhzhia, 5 të plagosur në Odesa – civilët përballen me dimrin pa energji

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.