UEFA ka zyrtarizuar oraret dhe agjendën e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kampionatin Botëror 2026, të cilat do të zhvillohen më 26 mars 2026, në ora 20:45. Si Shqipëria, ashtu edhe Kosova do të luajnë në të njëjtën orë, në transferta të vështira.
Shqipëria – përballë Polonisë në Varshavë
Kombëtarja kuqezi do të udhëtojë drejt Varshavës për të sfiduar Poloninë, në një duel të fortë që do të përcaktojë kush shkon në finalen e play-off-it.
Nëse Shqipëria fiton gjysmëfinalen, atëherë në finale do të ndeshet me fituesin e Ukrainë – Suedi, sërish në transfertë.
Kosova – sfidë e madhe me Sllovakinë
‘Dardanët’ do të udhëtojnë drejt Sllovakisë, ku do të kërkojnë një biletë historike për finalen e play-off-it.
Sllovaki – Kosovë
26 mars, ora 20:45
Lajmi i mirë për Kosovën është se ajo do ta dijë kundërshtarin e mundshëm të finales para ndeshjes së saj, pasi sfida Turqi – Rumani zhvillohet më herët:
Turqi – Rumani
26 mars, ora 18:00
Skenari i finales
-
Kosova, nëse kualifikohet, do të ketë avantazh të madh, sepse do të luajë në Prishtinë finalen ndaj fituesit të çiftit Turqi – Rumani.
-
Shqipëria, nëse kalon Poloninë, do të jetë përsëri mysafire, kundër Ukrainës ose Suedisë.
Orari zyrtar i gjysmëfinaleve (26 mars 2026)
-
18:00 – Turqi 🇹🇷 vs 🇷🇴 Rumani
-
20:45 – Poloni 🇵🇱 vs 🇦🇱 Shqipëri
-
20:45 – Sllovaki 🇸🇰 vs 🇽🇰 Kosovë
-
20:45 – Ukrainë 🇺🇦 vs 🇸🇪 Suedi
Të dyja përfaqësueset shqiptare do të kenë përballje të forta, por edhe mundësi reale për të bërë histori në rrugën drejt Botërorit 2026.

