Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar sot Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Gëzuar Ditën e Alfabetit, ditën që vulosi shqipen jo vetëm si kod gjuhësor, por si një univers identiteti, mendimi e kulturash,” shkroi Rama, duke e përshkruar gjuhën shqipe si forcën që vazhdon të ndërtojë historinë e kombit.
Rama theksoi rëndësinë historike të alfabetit të miratuar në Kongresin e Manastirit më 1908, duke e cilësuar si bazë të unitetit kombëtar dhe trashëgimisë kulturore.
Kryeministri e shoqëroi urimin me simbolikën e flamurit dhe një mesazh se shpirti i kombit qëndron te gjuha shqipe, ndërsa sot shënohet një nga datat më të rëndësishme të identitetit shqiptar.

