E hëna në Kosovë pritet të sjellë stabilizim të motit, pa reshje atmosferike. Mëngjesi do të jetë i ftohtë, lokalisht i shoqëruar me mjegull dhe ngrica, ndërsa gjatë ditës parashikohen vranësira të herëpashershme dhe intervale me diell.
Temperaturat do të luhaten nga -1°C në orët e mëngjesit, deri në 10°C maksimalja gjatë ditës.
Situatë e ngjashme meteorologjike pritet edhe në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginën e Preshevës dhe Mal të Zi. Rajoni do të zgjohet me temperatura të ulëta, mjegull dhe vranësira të ulëta, si dhe ngrica lokale.
Gjatë ditës do të ketë kthjellime të pjesshme, me më shumë diell në jug dhe qendër të Shqipërisë, ndërsa veriu pritet të mbetet më i vranët. Vonë pasdite dhe në mbrëmje, një shtim i ri i vranësirave parashikohet në Mal të Zi dhe në veriun e Shqipërisë, ku priten reshje lokale shiu dhe fjolla bore në zonat malore.

