Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

KQZ miraton shtesën buxhetore për votimin nga jashtë – debati për afatet ndez sallën

Qendra Info by Qendra Info
25/11/2025
in Lajme
0
KQZ shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve për kryetarë në 35 komuna të Kosovës
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Me gjashtë vota pro, është miratuar propozimi i PDK-së, LDK-së dhe AAK-së që në buxhetin e KQZ-së të shtohet edhe shuma për realizimin e votimit nga jashtë përmes dërgimit të fletëvotimeve me postë.
Buxheti për zgjedhjet e 28 dhjetorit tash shkon mbi 11.493.000 euro.

Vendimi hasi reagime të forta nga Vetëvendosja.

Anëtari i VV-së në KQZ, Alban Krasniqi, paralajmëroi pasoja për ata që votuan pro, nëse mërgatës i pamundësohet votimi:
“Prej 12 dhjetorit nis afati për votim. Ju që votuat pro, mbani përgjegjësi publike e administrative nëse mërgatës i mohohet e drejta e votimit”, tha ai.

Kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, kërkoi ndryshim të afateve për t’i dhënë diasporës më shumë kohë për të votuar. Ai theksoi se dy kompani postare kanë njoftuar zyrtarisht se dërgesat mund të arrijnë vetëm pas 7 janarit.

“Me këtë njohuri, me insistu me shpenzu gjithë ato para është absurde”, u shpreh Radoniqi.

Nga pala tjetër, Arianit Elshani (PDK) dhe Muharrem Nitaj (AAK) kërkuan që buxheti të përfshijë patjetër shpenzimet për dërgimin e fletëvotimeve me postë, njësoj si në zgjedhjet e 12 tetorit.

Krasniqi i VV-së insistoi të vazhdohet me buxhetin fillestar, duke theksuar mungesën e kohës për organizim shtesë.

Related

Previous Post

Ukraina pranon kornizën e marrëveshjes së paqes të administratës Trump – detajet ende në negocim

Next Post

Hajdaraj: Deklaratat e Kelmendit për shantazh e rrënuan besimin në sistemin prokurorial

Next Post
Hajdaraj: Deklaratat e Kelmendit për shantazh e rrënuan besimin në sistemin prokurorial

Hajdaraj: Deklaratat e Kelmendit për shantazh e rrënuan besimin në sistemin prokurorial

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.