Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Osmani: Femicidi është krizë kombëtare – urdhërat e mbrojtjes po mbeten letër, reagimi duhet të jetë i menjëhershëm

Qendra Info by Qendra Info
25/11/2025
in Lajme
0
Osmani: Femicidi është krizë kombëtare – urdhërat e mbrojtjes po mbeten letër, reagimi duhet të jetë i menjëhershëm
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar ashpër pas rastit tronditës të Gadimes së Ulët, ku një grua u sulmua brutalisht me sëpatë nga ish-bashkëshorti i saj, pavarësisht se kishte një urdhër aktiv mbrojtjeje. Osmani theksoi se femicidi nuk është më thjesht problem social, por një krizë kombëtare që po shkatërron themelet e shoqërisë.

“Femicidi vazhdon të jetë një plagë e hapur. Jo statistikë. Jo rast i izoluar. Por një krizë kombëtare që po gërryen shoqërinë tonë, ditë pas dite,” tha Osmani.

“Kur urdhri i mbrojtjes mbetet letër, rreziku bëhet realitet – dhe realiteti vret”

Presidentja kritikoi ashpër dështimin e institucioneve për të zbatuar urdhërat e mbrojtjes, duke thënë se rasti i Gadimes është dëshmi se letra nuk mbron jetë.

“Ajo që ndodhi nuk është thjesht ‘një rast tjetër’. Një grua u sulmua barbarisht, edhe pse ishte e mbrojtur me urdhër aktiv. Kur një urdhër mbrojtjeje mbetet letër, rreziku bëhet realitet. Dhe realiteti na vret,” deklaroi ajo.

Osmani theksoi se statistikat e dhunës ndaj grave po e tregojnë qartë dështimin e sistemit: “Numrat na e thonë troç: letrat nuk shpëtojnë jetë. Zbatimi dhe reagimi pa vonesë – po.”

Thirrje për veprim pa kompromis

Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, Presidentja kërkoi veprim të menjëhershëm dhe vendimtar nga institucionet.

“Apeloj për VEPRIM. Me përgjegjësi. Me kujdes. Pa asnjë tolerim. Ashtu siç e kërkon ligji. Ashtu siç e meriton çdo grua dhe vajzë në Republikën e Kosovës.”

Ajo paralajmëroi se çdo vonesë institucionale mund të jetë fatale:
“Çdo hap i gabuar, çdo neglizhencë, çdo vonesë mund të kushtojë jetë.”

“Asnjë dhunues nuk duhet të ndihet i paprekshëm, asnjë grua nuk duhet të mbetet e pambrojtur”

Presidentja e përmbylli me thirrjen e qartë se shteti nuk duhet të tolerojë dhunën në asnjë rrethanë.

“Nuk ka kompromis kur bëhet fjalë për jetën dhe dinjitetin e grave.”

Related

Previous Post

Osmani pret Arbnor Spahiun pas lirimit nga paraburgimi serb: U bën thirrje qytetarëve të shmangin udhëtimin përmes Serbisë

Next Post

Bedri Hamza kërkon votën më 28 dhjetor: “Ma jepni besimin për të kthyer normalitetin dhe stabilitetin në Kosovë”

Next Post
Bedri Hamza kërkon votën më 28 dhjetor: “Ma jepni besimin për të kthyer normalitetin dhe stabilitetin në Kosovë”

Bedri Hamza kërkon votën më 28 dhjetor: “Ma jepni besimin për të kthyer normalitetin dhe stabilitetin në Kosovë”

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.