Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Bedri Hamza kërkon votën më 28 dhjetor: “Ma jepni besimin për të kthyer normalitetin dhe stabilitetin në Kosovë”

Qendra Info by Qendra Info
25/11/2025
in Lajme
0
Bedri Hamza kërkon votën më 28 dhjetor: “Ma jepni besimin për të kthyer normalitetin dhe stabilitetin në Kosovë”
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka publikuar sot një video-mesazh drejtuar qytetarëve, ku kërkon besimin e tyre në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit.

Hamza tha se PDK synon të formojë një qeveri që “i mban premtimet” dhe që “e vendos qytetarin në radhë të parë”, duke theksuar se vendi ka nevojë urgjente për stabilitet politik dhe kthim të normalitetit institucional.

“Më 28 dhjetor, vota juaj do ta përcaktojë drejtimin e Kosovës. Një Kosovë më e mirë është e mundur dhe e arritshme,” u shpreh Hamza në videon e publikuar në rrjetet sociale.

Kreu i PDK-së u bëri thirrje qytetarëve t’i japin besimin për t’i rikthyer vendit stabilitetin ekonomik dhe politik.

“Ma jepni besimin, që ta kthejmë normalitetin dhe stabilitetin në vendin tonë,” tha Hamza.

Zgjedhjet e 28 dhjetorit pritet të jenë vendimtare për drejtimin e ardhshëm të vendit, me partitë kryesore tashmë të angazhuara në fushatë intensive.

Related

Previous Post

Osmani: Femicidi është krizë kombëtare – urdhërat e mbrojtjes po mbeten letër, reagimi duhet të jetë i menjëhershëm

Next Post

Nga qelia, Ilir Meta kërkon të pyetet nga SPAK për 21 Janarin si person me dijeni

Next Post
Nga qelia, Ilir Meta kërkon të pyetet nga SPAK për 21 Janarin si person me dijeni

Nga qelia, Ilir Meta kërkon të pyetet nga SPAK për 21 Janarin si person me dijeni

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.