Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Gjermania rrit pagën minimale në sektorin e kujdesit: mbi 21 euro në orë për infermierët e kualifikuar deri në vitin 2027

Qendra Info by Qendra Info
25/11/2025
in Lajme
0
Gjermania rrit pagën minimale në sektorin e kujdesit: mbi 21 euro në orë për infermierët e kualifikuar deri në vitin 2027
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Paga minimale orare për sektorin e kujdesit në Gjermani do të rritet ndjeshëm në dy faza deri më 1 korrik 2027, duke kaluar për herë të parë pragun prej 21 eurosh në orë për punonjësit e kualifikuar. Vendimi është marrë nga Komisioni për Kujdesin Infermieror dhe Mjekësor, ndërsa rreth 1.3 milion punonjës pritet të përfitojnë nga kjo rritje.

Sa do të paguhen punonjësit?

Rritjet vlejnë vetëm për punonjësit e institucuioneve që bien nën Aktin Gjerman të Kujdesit Infermieror. Shumat ndryshojnë sipas kualifikimit:

Stafi mbështetës (Pflegehilfskräfte):

  • 16.10 € → 16.52 € (01.07.2026)

  • 16.95 € (01.07.2027)

Stafi mbështetës i kualifikuar (Pflegehilfskräfte mit Ausbildung):

  • 17.35 € → 17.80 € (01.07.2026)

  • 18.26 € (01.07.2027)

Stafi i kualifikuar – infermierë/teknikë (Pflegefachkräfte):

  • 20.50 € → 21.03 € (01.07.2026)

  • 21.58 € (01.07.2027)

Kjo rritje konsiderohet një nga më të mëdhatë në vitet e fundit për sektorin, i cili po përballet prej kohësh me mungesë të madhe të stafit të kualifikuar.

Zbatim në të gjithë Gjermaninë

Ashtu si më parë, pagat minimale do të zbatohen njësoj në të gjitha shtetet federale, pa dallim rajonal. Në fuqi mbetet edhe masa që punonjësit e kujdesit të gëzojnë nëntë ditë pushim shtesë mbi minimumin ligjor, një shtesë që pritet të vlejë deri më 30 shtator 2028.

Çfarë ndodh me punonjësit që punojnë në familje private?

Për punonjësit që punojnë në familje private, rritjet nuk zbatohen. Ata përfitojnë vetëm nga paga minimale e përgjithshme e Gjermanisë, e cila aktualisht është 12.82 euro në orë.

Hapat e radhës

Ministria Federale e Punës do t’i shndërrojë rekomandimet në rregullore të detyrueshme, duke i bërë pagat minimale dhe pushimet shtesë obligative për të gjitha institucionet e licencuara të kujdesit.

Komisioni i Kujdesit Infermieror, i kryesuar nga Cornelia Prüfer-Storcks dhe që përfshin përfaqësues të sektorit privat, jofitimprurës dhe kishtar, ka mandat deri në fund të vitit 2026.

Vendimi synon të përmirësojë kushtet e punës dhe të rrisë atraktivitetin e profesionit në një sektor që mbetet kritik për sistemin shëndetësor gjerman.

Related

Previous Post

Kurti pret Anu Prattipatin në drekën tradicionale të Falënderimeve: Synim, thellimi i aleancës me SHBA-në

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.