E mërkura në Kosovë pritet të dominohet nga vranësira të dendura, të shoqëruara me reshje dhe rrebeshe të herëpashershme shiu. Në disa raste, mund të ketë edhe ndonjë shkarkesë elektrike si vetëtima apo bubullimë. Temperaturat do të luhaten nga 6°C në mëngjes deri në 11°C gjatë ditës. Reshje bore parashikohen vetëm në majat më të larta malore.
Edhe në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginën e Preshevës dhe Malin e Zi, dita e mërkurë pritet të jetë nën ndikimin e vranësirave të dendura dhe reshjeve të shpeshta të shiut. Lokalisht, këto reshje mund të jenë më të dendura dhe të shoqërohen me rrebeshe.

