Itali – Guardia di Finanza godet një rrjet të madh trafiku droge të lidhur me mafien ’Ndrangheta, duke çmontuar një strukturë kriminale që trafikonte kokainë me vlerë mbi 27 milionë euro nga Amerika e Jugut drejt Lombardisë.
Operacioni, i mbështetur në analizën e komunikimeve të koduara në SkyEcc, çoi në 28 arrestime:
– 25 në burg,
– 3 në arrest shtëpie.
Mes të arrestuarve janë edhe pesë shtetas shqiptarë:
Marjus Aliu, Fation Aliu, Ervin Bashmeta, Kujtim Daiu, dhe Artur Hoxhosmani.
Prokuroria italiane i akuzon të gjithë të ndaluarit për pjesëmarrje në një organizatë kriminale të lidhur me ’Ndranghetan e zonës Lokri dhe me grupe shqiptare, të përfshira në importimin dhe shpërndarjen e sasive të mëdha të kokainës në territorin italian.

