Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Shpat Kasapi, ka ndërruar jetë papritur në moshën 40-vjeçare.
Sipas mediave nga Maqedonia e Veriut, artisti humbi jetën si pasojë e një arresti kardiak, ndërsa ndodhej në Itali. Fatkeqësisht, ai nuk arriti t’i mbijetonte këtij sulmi.
Kasapi la pas djalin e tij, Roar, nga ish-bashkëshortja Selvije Jao, me të cilën kishte pasur një lidhje disa vjeçare.
Lajmi i ndarjes së tij nga jeta ka tronditur fansat dhe komunitetin e muzikës shqiptare, ndërsa detaje të mëtejshme rreth rrethanave të vdekjes së tij ende nuk janë bërë publike.

