Këshilli i Ministrave miratoi sot një sërë lëvizjesh në nivelet drejtuese të disa ministrive, duke përfshirë emërime të reja dhe lirime nga detyra.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale
-
Oltjon Muzaka emërohet zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.
-
Entela Ramosaçaj, zëvendësministre në këtë ministri, lirohet nga detyra.
-
Ina Majko lirohet nga pozicioni i zëvendësministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe emërohet zëvendësministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.
-
Denada Seferi lirohet nga detyra si zëvendësministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe emërohet zëvendësministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.
Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit
-
Enkelejd Musabelliu lirohet nga detyra e zëvendësministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe emërohet zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit.
-
Olta Manjani lirohet nga detyra dhe emërohet zëvendësministre e Ekonomisë dhe Inovacionit.
-
Blerta Rama lirohet nga pozicioni aktual dhe emërohet zëvendësministre e Ekonomisë dhe Inovacionit.
Këto ndryshime vijnë si pjesë e ristrukturimeve të brendshme të qeverisë, me qëllim riorganizimin e portofolave dhe efikasitetin e funksionimit të ministrive përkatëse.

