Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar qytetarët për Ditën e Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë, duke theksuar se 28 Nëntori mbetet themeli i identitetit dhe krenarisë shqiptare në të gjitha trojet.
Në një reagim publik, Osmani përmendi katër ngjarjet që i quajti “boshti i krenarisë kombëtare”: ngritjen e flamurit nga Skënderbeu, shpalljen e Pavarësisë në Vlorë, lindjen e Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe daljen e parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ai theksoi se historia shqiptare është e gdhendur me “gjak, guxim dhe besim”, nga Kruja e Skënderbeut, te Vlora e Ismail Qemalit e deri te Prekazi heroik i Jasharajve.
“Sot, Kosova e Shqipëria ecin krah për krah: dy shtete, një komb, dy flamuj, një zemër,” u shpreh Presidentja.
Në fund të mesazhit të saj, Osmani përcolli urime për të gjithë shqiptarët:
“Gëzuar Ditën e Flamurit!
Gëzuar Pavarësinë e Shqipërisë!
Lavdi Komandantit Adem Jashari dhe të gjithë heronjve, dëshmorëve e martirëve të kombit tonë!”

