Në ajrin e ftohtë të nëntorit, Forca e Sigurisë së Kosovës u kthye sërish në Prekaz, në vendin ku historia jonë mori trajtën më të sakrificës. Gjeneralë dhe oficerë të lartë të FSK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes realizuan sot homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në kuadër të festimeve që bashkojnë gjithë shqiptarët: Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, daljen publike të UÇK-së dhe ditëlindjen e Komandantit Legjendar.
Prekazi, djepi i qëndresës sonë, u nderua me respekt të thellë dhe ceremonial, duke kujtuar jo vetëm familjen Jashari, por të gjithë dëshmorët e lirisë, brezat që dhanë gjithçka që sot Kosova të jetë e lirë, e pavarur dhe krenare.
FSK-ja, me uniformat që mbajnë mbi supe amanetin e asaj sakrifice, dha mesazhin e qartë: lavdia e atyre që ranë është themeli mbi të cilin ndërtohet e ardhmja e Kosovës.

