Kryeministri Edi Rama ka uruar sot 81-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë përmes një mesazhi në rrjetet sociale, duke e cilësuar 29 Nëntorin si një ditë të rëndësishme kombëtare, e cila shënon fundin e pushtimit nazist dhe rikthimin e lirisë në vend.
“MIRËMËNGJES 🇦🇱 dhe me urimin për festën kombëtare të çlirimit, ju uroj të gjithëve një fundjavë të paqtë🫶”, ka shkruar Rama në postimin e tij.
Dita e Çlirimit, një nga datat më të rëndësishme të historisë moderne shqiptare, kujtohet çdo vit si momenti që vulosi fitoren e luftës antifashiste dhe fillimin e një epoke të re për vendin.

