Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Turbullirat në kanalin Ibër-Lepenc lënë pa ujë disa komuna, ITU Shkabaj jashtë funksionit nga ora 05:00

Qendra Info by Qendra Info
29/11/2025
in Lajme
0
Interventim i Ujësjellësit “Prishtina” në disa zona të qytetit dhe fshatrave për mirëmbajtje
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se Impianti i Trajtimit të Ujit (ITU) Shkabaj ka dalë jashtë funksionit që nga ora 05:00 e mëngjesit të sotëm, për shkak të nivelit shumë të lartë të turbullirave në kanalin Ibër-Lepenc. Sipas kompanisë, turbullirat janë shkaktuar nga punimet që po zhvillohen në kanal, i cili nuk menaxhohet nga KRU “Prishtina”.

Si rezultat, disa zona kanë mbetur pa furnizim me ujë të pijshëm:

  • Fushë Kosova

  • Drenasi

  • Obiliqi

  • Një pjesë e lagjes Kalabria në Prishtinë

  • Pikat e larta të lagjes Arbëria

Po ashtu, reduktime dhe ndërprerje të furnizimit priten edhe në disa zona të tjera të kryeqytetit.

Ekipet e ujësjellësit ndodhen në terren dhe po monitorojnë situatën në mënyrë të vazhdueshme. Furnizimi me ujë do të rikthehet menjëherë sapo të stabilizohen parametrat e ujit në kanalin furnizues.

Nga KRU “Prishtina” u kërkohet ndjesë konsumatorëve për shqetësimet e shkaktuara, duke theksuar se situata ka ardhur “pa fajin tonë”, pasi kanali Ibër-Lepenc menaxhohet nga një institucion tjetër.

Ndërkohë, impiantet Albanik dhe Badoc po punojnë me kapacitet maksimal për të trajtuar ujë dhe për të zbutur ndikimin e ndërprerjes.

Related

Previous Post

Bonusi i Krishtlindjeve rritet në Austri: ja pse punonjësit do të marrin më shumë dhe si llogaritet shuma

Next Post

Shyhrete Kastrati: Nëntë muaj jashtë sistemit në MPJD – “M’u ndalua komunikimi, ishte goditje pse jam veterane e UÇK-së”

Next Post
Shyhrete Kastrati: Nëntë muaj jashtë sistemit në MPJD – “M’u ndalua komunikimi, ishte goditje pse jam veterane e UÇK-së”

Shyhrete Kastrati: Nëntë muaj jashtë sistemit në MPJD – “M’u ndalua komunikimi, ishte goditje pse jam veterane e UÇK-së”

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.