Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Trump paralajmëron ofensivë tokësore kundër Venezuelës: Hapësira ajrore shpallet “e mbyllur”, Maduro nën presion

Qendra Info by Qendra Info
29/11/2025
in Lajme
0
Trump sinjalizon vendim për Venezuelën, SHBA rrit praninë ushtarake në Karaibe
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti amerikan Donald Trump ka ashpërsuar tonet kundër regjimit të Nicolas Maduros, duke paralajmëruar se Shtetet e Bashkuara do të ndërmarrin shumë shpejt veprime tokësore kundër trafikantëve të drogës në Venezuelë. Përmes një postimi në platformën e tij Truth Social, Trump njoftoi se hapësira ajrore mbi dhe rreth Venezuelës tashmë konsiderohet “plotësisht e mbyllur” për kompanitë ajrore, pilotët dhe rrjetet e trafikut.

“Për të gjitha kompanitë ajrore, pilotët, shpërndarësit e drogës dhe trafikantët e qenieve njerëzore, ju lutem konsiderojeni hapësirën ajrore mbi Venezuelën si të mbyllur”, shkroi ai, duke paralajmëruar se operacionet tokësore do të nisin “shumë shpejt”.

Deklarata e Trump vjen mes tensioneve në rritje, pasi disa linja ajrore të huaja kanë pezulluar fluturimet drejt Venezuelës ditët e fundit. Autoriteti i Aviacionit Civil në Karakas reagoi duke revokuar licencat e kompanive Iberia, TAP, Avianca, LATAM, GOL dhe Turkish Airlines.

Operacionet detare, polemika për urdhrat “vritini të gjithë”

Ndërkohë po rritet debati mbi sulmet detare të SHBA-ve kundër mjeteve që dyshohen për trafik droge. Washington Post raportoi se më 2 shtator, Sekretari amerikan i Luftës, Pete Hegseth, kishte urdhëruar eliminimin e plotë të një grupi të dyshuar trafiku, përfshirë edhe të mbijetuarit nga sulmi i parë amerikan.

Hegseth e ka quajtur raportimin “fake news”, por paralajmëroi në një tjetër deklaratë: “Sapo kemi filluar të vrasim narkoterroristët”.

Trump: Një ofensivë e afërt dhe presion për ndryshim regjimi

Trump vlerësoi punën e Forcave të Armatosura duke thënë se faza e dytë e operacionit “Southern Spear” është gati të nisë, duke shtuar se SHBA tashmë ka frenuar trafikimin përmes detit dhe do të përqendrojë goditjen edhe në tokë.

Megjithatë, përveç tonit luftarak, presidenti amerikan po zhvillon edhe një linjë të dytë – atë diplomatike. The New York Times zbuloi se Trump ka zhvilluar një telefonatë të fshehtë me presidentin venezuelian Nicolas Maduro, duke diskutuar mundësinë e një takimi ballë për ballë në SHBA. Pak ditë pas kësaj telefonate, Departamenti i Shtetit shpalli kartelin “Los Soles” – të lidhur me Maduron – si një organizatë të huaj terroriste.

Paradoksi amerikan: Falje për ish-presidentin e Hondurasit, i dënuar për drogë

Ndërsa Trump po përgatitet për një goditje të madhe kundër narkotrafikut në Venezuelë, ai ka paralajmëruar edhe mundësinë e faljes së ish-presidentit të Hondurasit, Juan Orlando Hernández, i dënuar për 45 vjet burg në SHBA për lidhje me trafikun e drogës dhe bashkëpunim me kartelin e Sinaloas të “El Chapo”.

Ky paralajmërim ka ngritur dyshime se një skenar i ngjashëm mund të jetë në lojë edhe për Maduron – rrëzim, arrestim, disa vite burg në SHBA dhe më pas lirim.

Ndërhyrje në politikën e Hondrasit

Në prag të zgjedhjeve presidenciale të së dielës në Honduras, Trump është përfshirë hapur duke mbështetur kandidatin e djathtë Tito Asfura dhe duke akuzuar dy rivalët e tjerë si “të kontrolluar nga Maduro dhe narkoterroristët”.

“A do ta lëmë Maduros t’i marrë edhe një vend siç mori Kubën, Nikaraguan dhe Venezuelën?”, shkroi Trump.

Related

Previous Post

Shyhrete Kastrati: Nëntë muaj jashtë sistemit në MPJD – “M’u ndalua komunikimi, ishte goditje pse jam veterane e UÇK-së”

Next Post

Rusia lëshon gati 600 dronë në një nga sulmet më të mëdha ndaj Ukrainës: 3 të vrarë, qindra mijëra pa energji në Kiev

Next Post
Rusia lëshon gati 600 dronë në një nga sulmet më të mëdha ndaj Ukrainës: 3 të vrarë, qindra mijëra pa energji në Kiev

Rusia lëshon gati 600 dronë në një nga sulmet më të mëdha ndaj Ukrainës: 3 të vrarë, qindra mijëra pa energji në Kiev

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.