Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka konfirmuar se gjatë periudhës 24–30 nëntor 2025, gjithsej 23 subjekte politike kanë përfunduar aplikimin online për certifikim në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se ndër aplikuesit janë: 3 koalicione, 17 parti politike, 2 iniciativa qytetare dhe 1 kandidat i pavarur.
Koalicionet e regjistruara
-
Koalicioni “PAI – PDAK – LPB”
– Partia e Ashkalinjëve për Integrim (PAI)
– Partia Demokratike e Ashkalinjëve të Kosovës (PDAK)
– Lëvizja për Bashkëveprim (LPB) -
Koalicioni “Koalicija VAKAT”
– Demokratska Stranka Bošnjaka (DSB)
– Bošnjačka Stranka Kosova (BSK)
– Demokratska Stranka Vatan (DSV) -
Koalicioni “Lëvizja VETËVENDOSJE!”
– Lëvizja Vetëvendosje!
– Guxo
– Alternativa
– Partia Shqiptare Demokristiane (PSHDK)
Partitë politike që kanë aplikuar
-
LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËS – LDK
-
PARTIA DEMOKRATIKE E KOSOVËS – PDK
-
Kosovaki Nevi Romani Partia
-
Jedinstvena Goranska Partija
-
Za Slobodu Pravdu i Opstanak
-
Kosova Demokratik Türk Partisi
-
Partia Liberale Egjiptiane
-
Partia Rome e Bashkuar e Kosovës
-
Socialdemokratska Unija – SDU
-
Lista Serbe
-
Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës
-
Fjala
-
Nova Demokratska Stranka – NDS
-
Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës – LPRK
-
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – AAK
-
Kosovski Savez
-
Nisma Socialdemokrate – NISMA
Iniciativat qytetare
-
Për Socialdemokratët e Ashkalinjëve
-
Iniciativa Qytetare për Kosovë
Kandidati i pavarur
-
Nedžmidin Sejdilar
Afati i radhës: dorëzimi i listave të kandidatëve
KQZ njofton se deri më 7 dhjetor 2025, të gjitha subjektet që kanë aplikuar brenda afatit duhet të dorëzojnë listat me kandidatët për deputetë, përmes platformës zyrtare të komisionit.
Procesi i certifikimit është faza e parë drejt fushatës zgjedhore, ndërsa pas verifikimit të dokumentacionit, KQZ do të shpallë subjektet përfundimtare që do të marrin pjesë në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

