Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj nëntë personave të përfshirë në një laborator të sofistikuar “indoor” për kultivim të kanabis sativa, i zbuluar më 23 prill 2025 në lagjen “Dardania”.
Sipas aktakuzës, grupi ka shfrytëzuar dy banesa në katin e 7-të, të pajisura me llamba profesionale, ventilim, pesticide e mjete tjera të kultivimit, ku janë gjetur 175 bimë kanabis.
Përveç kultivimit, disa të pandehur akuzohen edhe për shitje dhe shpërndarje të kokainës dhe marihuanës në Prizren, Prishtinë dhe Fushë Kosovë. Janë sekuestruar 451.91 gram kokainë, para të gatshme, telefona, pajisje matëse, si dhe një rast ku 2 kg marihuanë janë shkëmbyer me një Audi A6.
Prokuroria kërkon konfiskimin e:
-
2 banesave (100 m² dhe 114 m²)
-
2 veturave
-
Narkotikëve të sekuestruar
-
Telefonave
-
1,020 € dhe 30 CHF
Prokuroria ka kërkuar që të gjithë të akuzuarit të shpallen fajtorë pas shqyrtimit gjyqësor.

