Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka reaguar ndaj tentativave të Lëvizjes VETËVENDOSJE! për të penguar certifikimin e Listës Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Në një njoftim të publikuar në rrjetet sociale, ambasada thekson se këto përpjekje janë dritëshkurtra dhe përçarëse, duke cenuar të drejtën e qytetarëve të Kosovës për të ushtruar demokratikisht votën e tyre.
SHBA-ja paralajmëron se veprime të tilla dëmtojnë stabilitetin e vendit dhe interesat amerikane, duke përfshirë rifillimin e dialogut strategjik Kosovë-SHBA dhe mundësitë për zhvillim ekonomik dhe bizneset e përbashkëta.
Ambasada nënvizon se respektimi i procesit zgjedhor dhe pjesëmarrja e të gjitha grupeve politike është thelbësor për stabilitetin dhe zhvillimin demokratik të vendit.

