Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia e Drejtësisë kanë formalizuar sot bashkëpunimin për zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit. Marrëveshja u nënshkrua nga kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe kreu i PD-së, Ferid Agani.
Sipas marrëveshjes, Partia e Drejtësisë do të bëhet pjesë e listës së LDK-së dhe do të garojë nën siglën e saj, ashtu siç ka paralajmëruar më herët LDK për të gjitha subjektet që i bashkohen koalicionit.
Abdixhiku dhe Agani e cilësuan këtë bashkëpunim si një hap të natyrshëm, të mbështetur në vlera të përbashkëta politike, angazhim për institucionalitet dhe orientim të qartë drejt qeverisjes stabile.

