Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Osmani e ambasadorin britanik diskutojnë zgjedhjet e 28 dhjetorit dhe marrëveshjet strategjike Kosovë–Mbretëri e Bashkuar

Qendra Info by Qendra Info
03/12/2025
in Lajme
0
Osmani e ambasadorin britanik diskutojnë zgjedhjet e 28 dhjetorit dhe marrëveshjet strategjike Kosovë–Mbretëri e Bashkuar
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, me të cilin ka diskutuar rreth zhvillimeve të fundit politike dhe organizimit të zgjedhjeve të parakohshme të 28 dhjetorit.

Osmani ka ritheksuar rëndësinë që procesi zgjedhor të zhvillohet sipas standardeve më të larta demokratike, duke kujtuar se Kosova tashmë është vlerësuar si shembull për organizimin korrekt të zgjedhjeve.

Në qendër të diskutimit kanë qenë edhe hapat konkret drejt finalizimit të iniciativës së Presidentes për lidhjen e marrëveshjeve strategjike me Mbretërinë e Bashkuar në fushat e mbrojtjes, sigurisë, ekonomisë dhe tregtisë — marrëveshje të cilat u dakorduan fillimisht gjatë vizitës së Sekretarit të Jashtëm britanik në Prishtinë në prill të këtij viti.

Presidentja Osmani ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e pandërprerë të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës dhe qytetarëve të saj, duke e vlerësuar partneritetin si thelbësor për zhvillimin dhe sigurinë e vendit.

Related

Previous Post

NATO: Aleatët drejt 5 miliardë dollarëve për armë amerikane për Ukrainën – mungon ende kontributi i Italisë dhe Francës

Next Post

Hillary Clinton “fiton fjalimin” që Trump nuk e mori kurrë: do t’u drejtohet deputetëve britanikë në Westminster

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.