Të enjten në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me mundësi për intervale të shkurtra me diell, veçanërisht gjatë mesditës. Reshjet e shiut do të paraqiten afatshkurtër, kryesisht në orët e mëngjesit dhe sërish vonë pasdite ose në mbrëmje.
Temperaturat do të shënojnë rritje të lehtë krahasuar me ditët e fundit. Minimalja pritet të zbresë në 4°C, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 11°C, duke mbetur në kuadër të vlerave të buta për këtë periudhë të vitit.

