Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se sot është dita e fundit për të ndërruar qendrën e votimit brenda komunës, në kuadër të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që mbahen më 28 dhjetor 2025.
Sipas KQZ-së, deri në momentin e njoftimit 16.100 votues kanë aplikuar për të ndryshuar qendrën e tyre të votimit.
Qytetarët mund ta bëjnë ndërrimin:
🔹 Online, përmes linkut: https://qv.kqz-ks.org/sq/
🔹 Fizikisht, në zyrën e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në komunën ku jetojnë.
KQZ u bën thirrje të gjithë votuesve që ende nuk e kanë verifikuar qendrën e tyre të votimit ta bëjnë këtë sa më parë, pasi afati mbyllet në fund të ditës së sotme.
“Verifiko qendrën tënde të votimit! Kanë mbetur vetëm edhe 1 ditë për të ndërruar qendrën e votimit brenda komunës”, thuhet në njoftimin e institucionit.

