Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

LDK akuzon për “skandalin e mafias energjetike”: Abdixhiku thotë se Kosova po i afrohet 1 miliard eurove në importe të rrymës

Qendra Info by Qendra Info
06/12/2025
in Lajme
0
LDK akuzon për “skandalin e mafias energjetike”: Abdixhiku thotë se Kosova po i afrohet 1 miliard eurove në importe të rrymës
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar sot ashpër ndaj qeverisë Kurti, duke e akuzuar për, siç e quan ai, “skandalin më të madh energjetik në historinë e Kosovës”. Ai tha se ndërsa “të tjerët merren me tema të parëndësishme”, dy deputetet e LDK-së, Hykmete Bajrami dhe Janina Pula, po e çojnë përpara denoncimin e asaj që e quajnë “zinxhiri i përfituesve”, me biznesmenin serb Vuk Hamović në qendër.

Sipas Abdixhikut, Kosova ka importuar 811 milionë euro energji elektrike në pesë vitet e fundit, ndërsa vetëm gjatë vitit 2025 janë paguar 247 milionë euro për import të rrymës.

“Po i afrohemi një miliard eurove për energji të importuar – në vendin më të varfër të Evropës,” shkroi ai. “Një miliard euro që mund të ishin investuar në zhvillim, shëndetësi, bujqësi, paga të mësimdhënësve dhe mjekëve. Një miliard euro që ka përfunduar në një skemë të errët nga e cila fiton mafia energjetike, ndërsa humb qytetari.”

Abdixhiku theksoi se LDK po e ngrit këtë çështje “me guxim” dhe se, sipas tij, interesi publik po mbrohet nga partia e tij, jo nga qeveria aktuale.

“Kosova meriton dritë, jo errësirën e aferave të tyre,” përfundoi ai.

Related

Previous Post

DFC: Rusia përdor të njëjtat mekanizma destabilizimi në Moldavi dhe Mal të Zi – Serbia shërben si qendër operacionale e GRU-së

Next Post

Abelard Tahiri heq dorë nga Top-10 i listës së PDK-së: “Numrat nuk trashëgohen, është koha t’i hapim rrugë gjeneratës së re”

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.