Dita e diel në Kosovë do të jetë kryesisht e vranët, me reshje të pakta dhe të izoluara shiu në disa zona. Këto reshje vijnë si pasojë e “mbetjeve” të masave ajrore ciklonike që po largohen gradualisht nga rajoni. Fjolla bore pritet të paraqiten vetëm në zonat më të larta malore.
Temperaturat maksimale do të jenë relativisht të ulëta për këtë periudhë, duke u luhatur nga 4 deri në 8 gradë Celsius.

