Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka zhvilluar sot procesin e tërheqjes së shortit për renditjen e partive politike dhe subjekteve të tjera zgjedhore në fletëvotimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që do të mbahen më 28 dhjetor. Renditja zyrtare në fletëvotim përfshin numrat nga 111 deri në 134, sipas listës së subjekteve të certifikuara nga KQZ.
KQZ njoftoi se shorti është zhvilluar në praninë e përfaqësuesve të partive politike, duke garantuar transparencë dhe paanshmëri në proces.
Renditja zyrtare sipas shortit është si vijon:
-
NOVA DEMOKRATSKA STRANKA
-
KOSOVA DEMOKRATIK TÜRK PARTISI – KDTP
-
PARTIA BALLI KOMBËTAR DEMOKRAT SHQIPTAR
-
FJALA
-
Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës
-
Lëvizja VETËVENDOSJE!
-
Iniciativa Qytetare Për Kosovën
-
JEDINSTVENA GORANSKA PARTIJA
-
Nedžmidin Sejdilar
-
PARTIA LIBERALE EGJIPTIANE
-
KOSOVSKI SAVEZ
-
NISMA SOCIALDEMOKRATE – NISMA
-
LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËS – LDK
-
Kosovaki Nevi Romani Partia
-
PAP-PDK-LPB
-
SOCIJALDEMOKRATSKA UNIJA – SDU
-
SRPSKA LISTA
-
INICIATIVA E RE DEMOKRATIKE E KOSOVËS
-
AAK – ALEANCA PËR ARDHMËRINË E KOSOVËS
-
PARTIA DEMOKRATIKE E KOSOVËS – PDK
-
PSA
-
KOALICIJA VAKAT
-
PARTIA ROME E BASHKUAR E KOSOVËS
-
Za Slobodu Pravdu i Opstanak
Me këtë renditje, subjektet politike tashmë mund të përgatisin materialet e tyre zgjedhore dhe fushatën, ndërsa procesi i përgatitjeve për zgjedhjet e 28 dhjetorit hyn në fazën përfundimtare.

