E hëna në Kosovë pritet të nisë me vranësira të shumta, të cilat gjatë ditës do të kenë tendencë shpërndarjeje dhe largimi. Pasditja, sidomos orët e vona, pritet të sjellë intervale kohore me diell në shumë zona të vendit.
Temperaturat do të mbeten të ulëta në mëngjes, duke luhatur nga 0 deri në 7 gradë Celsius në Rrafshin e Kosovës, ndërsa në pjesë të Dukagjinit maksimalja mund të arrijë deri në 10 gradë Celsius.
Moti pritet të jetë stabil dhe pa reshje atmosferike gjatë gjithë ditës.
