Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi se është i gatshëm të shkojë në zgjedhje sapo të sigurohen kushtet e sigurisë, duke kërkuar mbështetje nga partnerët amerikanë dhe evropianë për organizimin e procesit gjatë luftës.
Zelensky tha se zgjedhjet mund të mbahen brenda 60–90 ditëve, nëse garancia e sigurisë plotësohet, ndërsa paralajmëroi se do t’i kërkojë parlamentit përgatitjen e bazës ligjore për zhvillimin e zgjedhjeve nën gjendje të jashtëzakonshme.
Mandati i tij ka përfunduar në shkurt, por parlamenti ka vendosur ta zgjatë deri në përfundimin e ligjit ushtarak, i cili u shpall pas pushtimit rus. Në këtë situatë, zgjedhjet nuk lejohen me ligj.
Kremlini vazhdon ta quajë Zelenskyn “të paligjshëm”, ndërsa së fundi edhe presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Ukraina “duhet të zhvillojë zgjedhje”.

