Në hyrje të fushatës për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit, kryeministri në detyrë Albin Kurti po e shfrytëzon maksimalisht pozicionin ekzekutiv. Sipas burimeve të Veriu.info, në qeveri po diskutohet seriozisht që t’u ndahet paga e 13-të të gjithë të punësuarve në sektorin publik – rreth 80 mijë persona.
Lëvizja, sipas burimeve brenda kabinetit, mund të formalizohet vetëm disa ditë para zgjedhjeve, duke e bërë të qartë që ky është një vendim me ngjyrim të pastër elektoral.
Nëse miratohet, masa do të kishte ndikim të drejtpërdrejtë në fushatë, duke i sjellë qeverisë një avantazh politik përmes një shpenzimi që prek drejtpërdrejt punëtorët e shtetit.

