Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Anija me ndihma nga Kosova niset për Gazë – Kurti falënderon SHBA-në, Turqinë dhe Gjysmëhënën e Kuqe

Qendra Info by Qendra Info
13/12/2025
in Lajme
0
Anija me ndihma nga Kosova niset për Gazë – Kurti falënderon SHBA-në, Turqinë dhe Gjysmëhënën e Kuqe
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një anije e ngarkuar me ndihma humanitare nga Qeveria e Kosovës është nisur sot nga porti i Mersinit në Turqi drejt Gazës, konfirmoi Kryeministri Albin Kurti.

Dërgesa, me vlerë 500 mijë euro, përfshin tenda, pako ushqimore, batanije dhe 158 mijë racione ushqimi të ngrohtë, të destinuara për civilët që po përballen me kushte të rënda humanitare në Rripin e Gazës.

Kurti tha se edhe pse vendimi qeveritar ishte marrë në janar, dërgimi i ndihmave u bë i mundur vetëm pas marrëveshjes së fundit të paqes të arritur nën udhëheqjen e Presidentit amerikan Donald Trump.

“Kjo ndihmë përfaqëson angazhimin tonë si pjesë e solidaritetit ndërkombëtar dhe përkushtimin për të mbështetur popullin e Gazës në këto ditë tejet të vështira,” deklaroi Kurti, duke shtuar se Kosova për herë të parë po arrin të realizojë një dërgesë të këtij niveli për rajonin.

Ai theksoi se shpreson që ndihmat të lehtësojnë sado pak vuajtjet e civilëve dhe të kontribuojnë në përpjekjet për paqe, siguri dhe stabilitet.

Kryeministri falënderoi në mënyrë të veçantë Republikën e Turqisë dhe Gjysmëhënën e Kuqe Turke për bashkëpunimin dhe realizimin e operacionit humanitar.

Related

Previous Post

Rusia sulmon me 450 dronë dhe 30 raketa: 3 të vrarë në Ukrainë, Zelenskyy shpërthen ndaj Moskës

Next Post

Google dhe NextEra nisin epokën e re të qendrave të të dhënave: kampuse gjigante të IA-së do të fuqizohen me energji bërthamore

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.