E marta në Kosovë pritet të sjellë mot të qëndrueshëm me diell dhe vranësira, ndërsa në shumë lugina dhe ultësira do të mbizotërojë mjegulla dhe vranësirat e ulëta.
Mëngjesi do të jetë ndjeshëm i ftohtë, me temperatura që pritet të zbresin deri në -5°C në shumë rajone. Gjatë ditës, në zonat ku mjegulla shpërndahet, pritet rritje e temperaturave deri në 8–9°C.
Në zonat ku mjegulla qëndron gjatë gjithë ditës, temperaturat do të mbeten dukshëm më të ulëta.

