E mërkura në Kosovë pritet të karakterizohet nga mot i ndryshueshëm, me alternime mes vranësirave dhe intervaleve me diell. Në disa zona parashihen reshje të dobëta dhe afatshkurtra, kryesisht lokale.
Mjegulla, e pranishme në orët e para të ditës, pritet të shpërndahet gjatë mesditës në shumicën e rajoneve. Megjithatë, në luginat dhe zonat më të ulëta ajo mund të rikthehet sërish në orët e pasdites dhe mbrëmjes.
Temperaturat minimale do të zbresin deri në -3°C, ndërsa ato maksimale pritet të ngjiten deri në 11°C në zonat pa mjegull.

