Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Samiti BE–Ballkani Perëndimor sot në Bruksel, merr pjesë edhe Rama: në fokus zgjerimi, fondet dhe krizat rajonale

Qendra Info by Qendra Info
17/12/2025
in Lajme
0
Samiti BE–Ballkani Perëndimor sot në Bruksel, merr pjesë edhe Rama: në fokus zgjerimi, fondet dhe krizat rajonale
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Liderët e Bashkimit Evropian dhe ata të Ballkanit Perëndimor mblidhen sot në Bruksel për samitin vjetor BE–Ballkani Perëndimor, i cili zhvillohet për të katërtin vit radhazi, në prag të mbledhjes së fundit të Këshillit Evropian për këtë vit. Në takim merr pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili udhëtoi drejt Brukselit që mbrëmjen e djeshme.

Samiti do të kryesohet nga presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa. Bashkimi Evropian do të përfaqësohet gjithashtu nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, si dhe nga përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas.

Sipas BE-së, takimi synon të rikonfirmojë partneritetin strategjik mes Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, si dhe përfitimet konkrete që ky bashkëpunim u sjell qytetarëve të rajonit.

Në tryezën e përbashkët, Shqipëria dhe Mali i Zi do të pozicionohen si pararojë e procesit të negociatave për anëtarësim, me afate orientuese për hyrje në BE respektivisht në vitet 2028 dhe 2029. Kryeministri Rama dhe homologu i tij malazez, Milojko Spajiç, kanë avancuar në integrimin gradual, duke përfituar nga fondet para-anëtarësuese dhe lehtësira të tjera të ofruara nga BE.

Diskutimet pritet të fokusohen në gjetjet e Paketës së Zgjerimit 2025, ku Shqipëria dhe Mali i Zi vlerësohen për progresin e arritur. Një tjetër temë qendrore do të jetë Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor, me vlerë 6 miliardë euro, i konsideruar në Bruksel si një instrument kyç për afrimin ekonomik dhe institucional të rajonit me BE-në.

Samiti do të trajtojë gjithashtu çështje të hapura në rajon, përfshirë bllokimin e negociatave të Maqedonisë së Veriut për shkak të mosmarrëveshjes me Bullgarinë, situatën politike në Bosnjë dhe Hercegovinë, prapambetjen demokratike në Serbi, si dhe zhvillimet politike në Kosovë, e cila brenda këtij viti shkon dy herë në zgjedhje të përgjithshme.

Ky format samiti është mbajtur për herë të parë në vitin 2022 në Tiranë. Takimi i radhës BE–Ballkani Perëndimor do të zhvillohet më 1 qershor 2026 në Mal të Zi.

Axhenda e samitit:

  • 16:30 – Mbërritja e liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

  • 18:00 – Tryeza e rrumbullakët

  • 19:30 – Konferencë për shtyp nga Ursula von der Leyen dhe Antonio Costa

Related

Previous Post

Fushata zgjedhore nis më 17 dhjetor: 24 subjekte politike në garë për zgjedhjet e parakohshme

Next Post

Trump zgjeron ndalimin e udhëtimit: Palestina dhe Siria në listën e vendeve të ndaluara për hyrje në SHBA

Next Post
Plani i paqes për Ukrainën — Trump akuzon Kievin për mosmirënjohje

Trump zgjeron ndalimin e udhëtimit: Palestina dhe Siria në listën e vendeve të ndaluara për hyrje në SHBA

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.