Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Gjilani në fokus të Peace Corps: LIZA-R mirëpret vullnetar amerikan, përfaqësohet nga Mensur Morina

Qendra Info by Qendra Info
18/12/2025
in Lajme
0
Gjilani në fokus të Peace Corps: LIZA-R mirëpret vullnetar amerikan, përfaqësohet nga Mensur Morina
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Organizata joqeveritare LIZA-R ka zhvilluar një takim koordinues me Drejtoreshën e Peace Corps Kosovo, znj. Aliyya Mattos, si dhe Menaxheren e Programit, znj. Merita Fehmiu, ku u diskutua bashkëpunimi i ardhshëm ndërmjet palëve.

Në këtë takim, organizata LIZA-R u përfaqësua nga Mensur Morina, njëherësh Prodekan në Fakultetin Juridik të Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, i cili theksoi rëndësinë e partneriteteve ndërkombëtare në fuqizimin e rinisë dhe zhvillimin e qëndrueshëm të komuniteteve lokale.

Gjatë diskutimeve u bë e ditur se LIZA-R është përzgjedhur për të mirëpritur një vullnetar amerikan të Korpusit të Paqes për një periudhë dyvjeçare. Ky bashkëpunim pritet të kontribuojë drejtpërdrejt në fuqizimin e rinisë, zhvillimin e komunitetit, rritjen e potencialit njerëzor si dhe në përmirësimin e performancës institucionale të organizatës.

Përfaqësuesit e LIZA-R shprehën mirënjohje për bashkëpunimin me Peace Corps dhe për mbështetjen e vazhdueshme nga partnerët ndërkombëtarë, veçanërisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët po luajnë një rol aktiv në ndërtimin e kapaciteteve lokale në Kosovë.

Sipas organizatës, viti 2026 pritet të jetë një vit kyç për rininë e rajonit të Gjilanit, me më shumë projekte zhvillimore, rritje të aktivizmit qytetar, partneritete të reja dhe ngritje të standardeve të punës në terren.

LIZA-R vlerëson se bashkëpunimi me institucione dhe programe ndërkombëtare mbetet një shtyllë e rëndësishme për ndërtimin e një shoqërie më aktive, më të përgatitur dhe më gjithëpërfshirëse.

Related

Previous Post

KFOR-i amerikan në terren: Kështu ndihmohet në ruajtjen e një ambienti të sigurt

Next Post

Trump sfidon drejtësinë globale: Sanksione të reja ndaj gjyqtarëve të Hagës

Next Post
Trump sfidon drejtësinë globale: Sanksione të reja ndaj gjyqtarëve të Hagës

Trump sfidon drejtësinë globale: Sanksione të reja ndaj gjyqtarëve të Hagës

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.