Kryeqyteti Prishtina ka njoftuar se për shkak të punimeve infrastrukturore për lidhjen e rrugës “Skënder Çeku” me rrugën “Muharrem Fejza”, do të ketë mbyllje të përkohshme dhe të pjesshme të rrugës “Muharrem Fejza”.
Sipas njoftimit zyrtar, qarkullimi i automjeteve do të organizohet dhe menaxhohet në mënyrë të kontrolluar, përmes një shiriti rrugor, me qëllim që të sigurohet rrjedhë sa më e rregullt e trafikut dhe të shmangen bllokimet.
Mbyllja e përkohshme do të vlejë:
-
Nga: 19 dhjetor 2025, ora 20:00
-
Deri më: 21 dhjetor 2025, ora 20:00
Autoritetet komunale u bëjnë thirrje qytetarëve për mirëkuptim dhe bashkëpunim gjatë kohës së zhvillimit të punimeve, duke rekomanduar shfrytëzimin e rrugëve alternative aty ku është e mundur.
Punimet synojnë përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe lehtësimin e qarkullimit në këtë pjesë të kryeqytetit.

