Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

SHBA vendos regjim të ri sanksionesh ndaj aktorëve të korruptuar dhe destabilizues në Ballkanin Perëndimor

Qendra Info by Qendra Info
20/12/2025
in Lajme
0
SHBA vendos regjim të ri sanksionesh ndaj aktorëve të korruptuar dhe destabilizues në Ballkanin Perëndimor
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë miratuar një regjim të ri sanksionesh që synon individë dhe subjekte të huaja të përfshira në veprime që kërcënojnë paqen, sigurinë dhe rendin demokratik në Ballkanin Perëndimor.

Masat janë paraparë në Seksionin 8335 të “Aktit për Demokracinë dhe Prosperitetin në Ballkanin Perëndimor”, të miratuar nga Kongresi amerikan, dhe i japin Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, detyrimin që brenda 90 ditëve nga hyrja në fuqi e ligjit të ndërmarrë sanksione konkrete.

Kush përfshihet në sanksione?

Sipas dokumentit ligjor, masat ndëshkuese do të aplikohen ndaj personave që:

  • kërcënojnë paqen, stabilitetin dhe integritetin territorial të vendeve të Ballkanit Perëndimor;

  • minojnë institucionet dhe proceset demokratike;

  • përfshihen në korrupsion, përfshirë zyrtarë aktualë apo ish-zyrtarë publikë;

  • kryejnë shkelje të rënda të të drejtave të njeriut;

  • pengojnë zbatimin e marrëveshjeve kyçe ndërkombëtare të paqes dhe sigurisë.

Ligji përmend në mënyrë eksplicite Marrëveshjen e Prespës, Marrëveshjen Kornizë të Ohrit, Rezolutën 1244 të OKB-së, Marrëveshjet e Dejtonit, si dhe vendimet e gjykatave ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, si baza ligjore që nuk guxojnë të minohen.

Bllokim pasurish dhe ndalim vizash

Regjimi i ri i sanksioneve parasheh:

  • bllokimin e pasurive dhe interesave financiare të personave të sanksionuar, nëse ato ndodhen në SHBA ose janë nën kontrollin e shtetasve amerikanë;

  • ndalim hyrjeje në SHBA, revokim të menjëhershëm të vizave ekzistuese dhe përjashtim nga çdo përfitim sipas ligjit amerikan të emigracionit.

Mesazh i qartë për rajonin

Sipas vlerësimeve në Uashington, ky regjim i ri sanksionesh përbën një mesazh të fortë paralajmërues për të gjithë aktorët që synojnë destabilizimin e Ballkanit Perëndimor, duke riafirmuar angazhimin e SHBA-ve për demokracinë, sundimin e ligjit dhe paqen afatgjatë në rajon.

Ligji parashikon që këto masa të jenë në fuqi për një periudhë tetëvjeçare, me mundësi rinovimi nëse vlerësohet e nevojshme.

Related

Previous Post

Mbyllet faza e provave në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, caktohen afatet për fjalët përfundimtare

Next Post

CES 2026: humanoide, makina fluturuese dhe revolucioni i radhës teknologjik

Next Post
CES 2026: humanoide, makina fluturuese dhe revolucioni i radhës teknologjik

CES 2026: humanoide, makina fluturuese dhe revolucioni i radhës teknologjik

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.