Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Bedri Hamza prezanton lehtësime fiskale për bizneset: TVSH pas shitjes dhe ulje barrash për ndërmarrjet e vogla

Qendra Info by Qendra Info
21/12/2025
in Lajme
0
Bedri Hamza prezanton lehtësime fiskale për bizneset: TVSH pas shitjes dhe ulje barrash për ndërmarrjet e vogla
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kandidati për kryeministër nga Bedri Hamza ka shpalosur sot vizionin e tij ekonomik gjatë një takimi me biznesmenë dhe zejtarë në shoqatën ESNAF në Prizren, duke theksuar se dialogu i drejtpërdrejtë me sektorin privat është kyç për zhvillimin ekonomik të vendit.

Hamza theksoi se një nga ndryshimet më të rëndësishme që propozon është ndryshimi i mënyrës së pagesës së TVSH-së për mallrat e importuara, e cila, sipas planit, nuk do të paguhet më në kufi, por pas shitjes së mallit. Kjo masë, sipas tij, do t’u lehtësojë ndjeshëm barrën financiare bizneseve dhe do të përmirësojë qarkullimin e parasë.

Lehtësime për bizneset e vogla

Në kuadër të paketës fiskale të propozuar, Hamza njoftoi edhe masa të tjera konkrete:

  • Bizneset me qarkullim deri në 10,000 euro do të lirohen plotësisht nga tatimi

  • Bizneset me qarkullim deri në 30,000 euro do të tatohen sipas fitimit real, e jo me norma fikse

Sipas tij, këto ndryshime do të krijojnë kushte për rritje pa barriera burokratike dhe financiare, veçanërisht për ndërmarrjet e vogla dhe zejtare, të cilat përbëjnë shtyllën e ekonomisë lokale.

Fokus në kredi, investime dhe punësim

Hamza theksoi se përmirësimi i qasjes në kredi dhe krijimi i kushteve më të favorshme për investitorët vendorë dhe të huaj janë elementë kyç për forcimin e konkurrencës në treg dhe për rritjen e punësimit.

“Bashkë për zhvillimin e sektorit privat, përpara për Kosovën,” u shpreh ai, duke nënvizuar se këto politika synojnë të krijojnë një klimë më miqësore për biznesin dhe një ekonomi më të fortë e më konkurruese.

Related

Previous Post

Pensione më të mëdha dhe më pak taksa: Çfarë përfitojnë bashkatdhetarët tanë nga 2026 në Austri

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.