Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Fluks i ulët në pikat kufitare të Kosovës, pritje minimale për automjete dhe kamionë

Qendra Info by Qendra Info
24/12/2025
in Lajme
0
Nuk ka pritje të gjata në asnjërën nga pikat kufitare
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat më të fundit mbi gjendjen e fluksit në pikat e kalimit kufitar të Kosovës, duke bërë të ditur se aktualisht nuk ka kolona dhe pritjet janë minimale si për automjete ashtu edhe për kamionë.

Sipas përditësimit të fundit të bërë më 24 dhjetor 2025, në orën 06:00, në shumicën e pikave kufitare pritjet për automjete në hyrje dhe dalje variojnë nga 1 deri në 5 minuta, ndërsa në pikën kufitare Merdarë pritja në dalje shkon deri në 15 minuta, pa krijim kolonash.

Edhe për kamionët, situata paraqitet e qetë. Në të gjitha pikat kufitare, koha e pritjes për hyrje dhe dalje lëviz nga 3 deri në 5 minuta, ndërsa nuk raportohet për kolona në asnjë pikë kalimi.

Pikat kufitare si Bërnjak, Jarinje, Vërmicë, Kullë, Hani i Elezit, Dheu i Bardhë, Qafë e Morinës dhe Qafë e Prushit funksionojnë pa pengesa dhe me qarkullim normal.

Autoritetet u rekomandojnë qytetarëve që, përpara nisjes në udhëtim, të informohen rregullisht mbi gjendjen në kufi, veçanërisht gjatë ditëve festive kur fluksi mund të ndryshojë.

Related

Previous Post

Kryeministrja japoneze zotohet të mbrojë ujërat territoriale mes tensioneve në rritje me Kinën

Next Post

SHBA vendos sanksione ndaj ish-komisionerit të BE-së Thierry Breton, i ndalohet hyrja në vend

Next Post
SHBA vendos sanksione ndaj ish-komisionerit të BE-së Thierry Breton, i ndalohet hyrja në vend

SHBA vendos sanksione ndaj ish-komisionerit të BE-së Thierry Breton, i ndalohet hyrja në vend

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.