Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

SHBA vendos sanksione ndaj ish-komisionerit të BE-së Thierry Breton, i ndalohet hyrja në vend

Qendra Info by Qendra Info
24/12/2025
in Lajme
0
SHBA vendos sanksione ndaj ish-komisionerit të BE-së Thierry Breton, i ndalohet hyrja në vend
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shtetet e Bashkuara kanë shpallur sanksione ndaj pesë personaliteteve evropiane, mes të cilëve edhe ish-komisioneri i Bashkimit Evropian për Tregun e Brendshëm, Thierry Breton. Sipas vendimit, Bretonit i është ndaluar hyrja në territorin amerikan.

Masat janë konfirmuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, i cili ka deklaruar se veprimet e personave të sanksionuar përbëjnë “censurë” dhe cenojnë interesat e Shteteve të Bashkuara, veçanërisht ato që lidhen me platformat teknologjike amerikane.

Në një reagim publik në rrjetet sociale, Breton e ka cilësuar vendimin si presion politik, duke e krahasuar atë me periudhën e ndjekjeve antikomuniste në SHBA gjatë viteve ’50. “A është kthyer gjuetia e shtrigave e McCarthy-t?”, shkroi ai.

Breton ka mbrojtur gjithashtu ligjin Digital Services Act, i promovuar gjatë mandatit të tij, për të cilin Uashingtoni pretendon se ka dëmtuar interesat amerikane. Ai theksoi se ky ligj është miratuar nga 90 për qind e Parlamentit Evropian dhe unanimisht nga të gjitha 27 shtetet anëtare të Bashkimi Evropian.

“Censura nuk është aty ku mendoni se është”, deklaroi Breton, duke iu drejtuar autoriteteve amerikane.

Ndërkohë, Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha në një njoftim zyrtar se sanksionet synojnë “pesë individë që kanë udhëhequr përpjekje të organizuara për të detyruar platformat amerikane të censurojnë pikëpamje që nuk përputhen me bindjet e tyre”.

Rubio i cilësoi këta persona si “aktivistë radikalë” dhe shtoi se veprimet e tyre, përfshirë bashkëpunimin me organizata joqeveritare, kanë synuar drejtpërdrejt kompanitë amerikane. Sipas tij, prania ose aktiviteti i tyre në SHBA mund të ketë pasoja serioze negative për politikën e jashtme amerikane.

Related

Previous Post

Fluks i ulët në pikat kufitare të Kosovës, pritje minimale për automjete dhe kamionë

Next Post

Nga 2026 rregulla më të ashpra për ndihmën sociale në Austri – çfarë duhet të dinë bashkatdhetarët shqiptarë

Next Post
Lajm i mirë për shqiptarët në Austri: Rritje pagash dhe bonus për punonjësit e mjekësisë

Nga 2026 rregulla më të ashpra për ndihmën sociale në Austri – çfarë duhet të dinë bashkatdhetarët shqiptarë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.