Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Kurti takon ish-punëtorët e “Ballkanit” në Suharekë: Përmbyllet pjesa më e madhe e pagesave pas privatizimit

Qendra Info by Qendra Info
24/12/2025
in Lajme
0
Kurti takon ish-punëtorët e “Ballkanit” në Suharekë: Përmbyllet pjesa më e madhe e pagesave pas privatizimit
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka takuar përfaqësuesit e ish-punëtorëve të ndërmarrjes së privatizuar “Ballkani” në Suharekë, me të cilët diskutoi për procesin e privatizimit dhe pagesat që u takonin punëtorëve.

Në takim morën pjesë kryetari i Këshillit të ish-punëtorëve, Salih Bytyqi, kryetari i Sindikatës së ish-punëtorëve, Elez Haxhiolli, si dhe nënkryetari i Sindikatës, Ali Biniqi. Ata falënderuan kryeministrin Kurti dhe Qeverinë e Kosovës për përmbylljen e pjesës më të madhe të pagesave ndaj ish-punëtorëve, përfshirë 20 për qindëshin e shumës nga privatizimi i ndërmarrjes në vitin 2005, si dhe pagesat që u takonin si kreditorë.

Përfaqësuesit e ish-punëtorëve rikujtuan se ndërmarrja “Ballkani”, në periudhën e saj më të mirë, funksiononte me katër ndërrime dhe kishte në dispozicion rreth 17 hektarë tokë. Sipas tyre, privatizimi i realizuar në korrik të vitit 2005 për vetëm 1.4 milionë euro ka qenë dukshëm nën vlerën reale të ndërmarrjes.

Ata theksuan se ky proces ka lënë pas paqartësi dhe pakënaqësi të mëdha ndër vite, duke dëmtuar interesat e ish-punëtorëve, por vlerësuan angazhimin e institucioneve për zgjidhjen graduale të obligimeve financiare që rrjedhin nga privatizimi.

Related

Previous Post

Raporti i FMN për Shqipërinë: Ekonomia rritet nga turizmi, por sfidat demografike dhe produktiviteti i ulët mbeten alarmuese

Next Post

Ministria shpërfill vendimin e Agjencisë Antikorrupsion, nënshkruan kontratë 7.7 milionë euro pas konstatimit të konfliktit të interesit

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.