Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Goditet banda e “skifterëve” shqiptarë në Itali, 4 të arrestuar në Verona

Qendra Info by Qendra Info
24/12/2025
in Lajme
0
Goditet banda e “skifterëve” shqiptarë në Itali, 4 të arrestuar në Verona
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Policia italiane ka çmontuar një grup kriminal të njohur si banda e “skifterëve”, e përbërë nga katër shtetas shqiptarë, të moshës 25–28 vjeç, të dyshuar për një seri grabitjesh me thyerje banesash në Verona dhe rajone të tjera të Italisë.

Arrestimet u kryen pas një operacioni të mirëorganizuar, i shoqëruar me përgjime dhe ndjekje disa mujore. Autoritetet bënë të ditur se grupi u kap në flagrancë pas dy vjedhjeve të kryera më 19 dhjetor në rrugët Via Oliosi dhe Via Cristoforo Colombo, ku u grabit edhe një kasafortë me bizhuteri ari dhe para cash.

Gjatë kontrollit, policia sekuestroi shuma të konsiderueshme parash të vjedhura, bizhuteri floriri, ora luksoze, monedha, pije alkoolike të shtrenjta, pajisje profesionale për thyerje, kasaforta, si dhe mjete të tjera që përdoreshin në bastisje. Në automjetin e përdorur nga banda u gjetën edhe mjete prerëse, radio komunikimi dhe pajisje të sofistikuara për hapjen e kasafortave.

Sipas hetuesve, banda vepronte me një modus operandi të qartë: anëtarët ngjiteshin në ballkone dhe kate të sipërme, shpesh duke përdorur çarçafë si litarë, thyenin dritaret dhe bastisnin banesat, ndërsa bashkëpunëtorët qëndronin jashtë në komunikim të vazhdueshëm përmes radiove.

Hetimi nisi pas një rritjeje të ndjeshme të vjedhjeve me thyerje banesash në provincën e Veronës gjatë muajve nëntor–dhjetor. Policia identifikoi të njëjtin automjet të pranishëm në disa vendngjarje, çka çoi në gjurmimin e grupit kriminal.

Katër të arrestuarit rezultojnë me precedentë penalë për krime kundër pronës, dy prej tyre konkretisht për vjedhje me thyerje banesash. Autoritetet italiane nuk përjashtojnë mundësinë që banda të jetë e përfshirë edhe në raste të tjera grabitjesh në zona të ndryshme të vendit.

Related

Previous Post

Gjendja në pikat kufitare: Pritje të moderuara për automjetet, fluks normal për kamionët

Next Post

Kisha Katolike njofton programin e Krishtlindjes 2025 në Kosovë

Next Post
Kisha Katolike njofton programin e Krishtlindjes 2025 në Kosovë

Kisha Katolike njofton programin e Krishtlindjes 2025 në Kosovë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.